Gol në sekondat e fundit, Liverpooli e nis me fitore vitin 2018 (Video)
Skuadra e Liverpoolit ka fituar tre pikë të vështira në Burnley.
Ekipi i Jurgen Klopp e nis vitin e ri 2018 me fitore 2 me 1 përball ekipit të Burnleyt, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Premierligë, shkruan IndeksOnline.
Dy golat për ekipin e Liverpoolit i shënuan: Mane 61-të dhe Klavan 90-të.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gudmundsson 87-të.
Me këtë fitore Liverpooli ngritët në kuotën e 44 pikëve, aq sa ka edhe Manchester Unitedit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./IndeksOnline/