Vëllaznimi emëron në krye ish-trajnerin e Skënderbeut dhe Tiranës

Vëllaznimi nga Gjakova nuk po kalon në formë të mirë dhe gjasat për inkuadrim në Superligë i ka shumë të vogla, pavarësisht se ka ende për tu luajtur.
Skuadra me traditë, ka emëruar në krye të skuadrës, ish-trajnerin e Skënderbeut, Ardian Mema.
Ai më parë ka qenë edhe trajner i Tiranës dhe Kastriotit.
Pas tetë xhirosh, Vëllaznimi është në vendin e shtatë me 8 pikë të grumbulluara në grupin A të Ligës së parë. /IndeksOnline/
