E rrahu dhe kanosi me armë gruan e tij, arrestohet burri

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte rrahur dhe kanosur me armë gruan e tij.
Policia po ashtu nga i dyshuari ka sekuestruar një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE & SULM & ARMËMBAJTJE PA LEJE. Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 16.10.2023 – 15:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditë me shuplakë dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar: një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë..