Sot 33 vite Kroacia debutoi si shtet në futboll, në formacion ishte edhe një kosovar

Në datën e sotme në vitin me 17 tetor 1990, Kombëtarja e Kroacisë pati paraqitjen e parë në historinë e re.
Kundërshtari i lojtarëve të udhëhequr nga Dražan Jerkoviq ishte kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kroacia e kishte fituar ndeshjen me rezultat 2-1 me golat e Asanovic dhe Svjetkoviq. Pjesë e formacionit startues ishte edhe një kosovar, Kujtim Shala.

Formacioni startues ishte ky: Dražen Ladić, Zoran Vulić, Drago Čelić, Darko Dražić, Vlado Kasalo, Saša Peršon, Kujtim Shala, Zlatko Kranjçar, Ivan Cvjetković, Aljoša Asanović dhe Marko Mlinarići.
33 vite më pas, Kroacia është një fuqi futbolli në Evropë dhe botë./Indeksonline/