75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 20 Tetor 2023 / L K

Sot Ballkani-Liria, në një ditë speciale për Ilir Dajen

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjen në mes të Ballkanit dhe Lirisë. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Ilir Dajen.

Trajneri më i suksesshëm shqiptar feston ditëlindjen e 57-të. Mbetet të shihet nëse djelmoshat me fanellë portokallë do t’i bëjnë dhuratë Dajës një fitore për ditëlindjen e tij.

“Ekipi e falënderon nga zemra për përpjekjet e tij maksimale dhe angazhimin e pandërprerë në synimet e klubit tonë. Me këtë rast përcjellim urimet më të mira për të dhe familjen e tij dhe duke i deshiruar 100 vite të lumtura e të suksesshme” thuhet në urimin e Ballkanit./Indeksonline/