Aksident trafiku në Vranidoll, dy të vdekur dhe pesë të lënduar (Foto- Video)
Në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Vranidoll sipas dëshmitarëve dy persona kanë humbur jetën. Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se edhe 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Rruga ku ka ndodhur aksident është bllokuar për më shumë se një orë, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes për tu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrëfikësit.
….
Aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Vranidoll, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur ndërkaq pesë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës./Indeksonline/