Bayerni fiton me vështirësi ndaj Gallatës

Bayern Munchen ka mposhtur Galatasarayn me rezultat 1-3 në ndeshjen e rundit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Bundesligës kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Coman në minutën e tetë të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Mauro Icardi në minutën e 30-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjermanët rikthyen epërsinë në minutën e 73-të me golin e shënuar nga Harry Kane, derisa goditja përfundimtare për turqit erdhi në minutën e 79-të kur Musiala shënoi golin e tretë.
Bayerni kryeson grupin A me 9 pikë, e ndjekur nga Galatasaray me 4 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/