75 Mall Live Search
21:42 / E Martë, 24 Tetor 2023 / C E

Të gjithë në këmbë për tre minuta, “Old Traford” nderon Bobby Charltonin

Të shtunën ka ndërruar jetë legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Bobby Charlton.

Futbollisti që bëri historinë duke i mbijetuar një aksidenti ajror dhe më pas fitoi Kupën e Botës me Anglinë, e kishte marrë edhe titullin “Sir”, një nga nderimet më të larta që jepen nga Mbretëria.

Bobby Charlton u nderua edhe në “Old Traford” para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Manchester United po e zhvillon kundër Copenhagës.

Për tre minuta, tifozët qëndruan në këmbë duke e duartrokitur legjendën e Manchester United. /IndeksOnline/