75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 24 Tetor 2023 / kutia

Arsenali mposht Sevillën, merr kreun e grupit

Arsenali ka mposhtur Sevillën me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazos së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për anglezët i shënuan Martinelli në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë dhe Gabriel Jesus në minutën e 53-të.

Ndërsa golin e vetëm për spanjollët e shënoi Gudelj në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Arsenali është në krye të tabelës me 6 pikë, një më shumë se Lens dhe katër më shumë se Sevilla e PSV. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore