Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Federata e boksit e Kosovës ka njoftuar se është duke bërë të gjitha përgaditjet për organizimin e turneun tradicional ndërkombëtar “ADEM JASHARI”.
Turneu, që do të jetë i 25-ti me radhë, do të mbahet me 4 dhe 5 Nëntor, në Palestren e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmares priten të jenë boksierët nga:Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Ditën e shtunë, më 4 Nëntor, me fillim nga ora 16:00 do të mbahet garat e gjysëmfinales.
Ndërkaq, të dielën e 5 Nëntorit nga ora 12:00 do të mbahen finalet.
