75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / MSH

Sveçla ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Pejë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it italian, në aksidentin e djeshëm në afërsi të Pejës.

“Misioni i KFOR-it humbi dje në një aksident tragjik një anëtar dhe ushtar i përkushtuar. Shërbimi dhe kontributi i tij për sigurinë e vendit tonë, vlerësohet dhe vlerësohet me vend. I shpreh ngushëllimet e mia familjes, kolegëve, KFOR-it dhe autoriteteve italiane”, ka thënë Sveçla në ngushëllimin e tij.

Claudio Cadeddu është ushtari iatalian që la pas vetës gruan dhe vajzën e tij.

Ai u përfshi në një aksident në fshatin Leshan, ku të lënduar mbetën edhe një tjetër ushtar i KFOR-it si dhe shoferi i automjetit me të cilin u aksidentua vetura e KFOR.

Cadeddu shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë.