Kastrati për IndeksOnline ndan detaje për ngjarjen me të madhe sportive që ka pasur Malisheva

Më 11 nëntor, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Botëror i Muay Thai.
Dueli kryesor i mbrëmjes është ai mes sportistit kosovar Luan Rudaj dhe sportisti me një përvojë shumëvjeçare Reisi, i cili vjen nga Irani, shkruan IndeksOnline.
Rreth kësaj mbrëmje, në një intervistë për IndeksOnline ka folur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
“Kjo do te jete ngjarja me e madhe sportive qe ka ndodhur ndonjëherë ne Komunën e Malishevës.
Përgatitjet po shkojnë mjaft mirë. Do të jetë një mbrëmje e jashtëzakonshme, veçanërisht për të rinjtë të cilët do të jenë në mbështetje të Luanit. Më 11 nëntor do të ketë edhe një program të pasur kulturor-artistik.
Siç e dini komuna është organizatore dhe asambleja ka ndarë 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për këtë aktivitet.
Jemi ne pritje te konfirmimit te ligjshmërisë se këtij vendimi nga ana e MAPL
Duhet cekur që të gjithë të interesuarit nuk do të paguajnë çmim për bileta, pasi hyrja do të jetë gati.”, ka thënë Kastrati./IndeksOnline/