75 Mall Live Search
20:39 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ballkani pëson humbjen e parë në “Fadil Vokrri”, mposhtet nga Astana

Ballkani ka pësuar humbjen e parë këtë sezon si vendas në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës pësoi humbje nga Astana, me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së grupeve të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Kazakistani kaloi e para në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan në minutën e 7-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë, pasi Edvin Kuc barazoi shifrat në 1-1.

Astana riktheu epërsinë në minutën e 23-të, me golin e Abzal Beysebekov. Me rezultat 1-2 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kampioni i Kosovës e dominoi komplet ndeshjen, por nuk arriti ta barazonte rezultin.

Ballkani, Astana dhe Dinamo Zagreb kanë nga 3 pikë në Grupin C, ndërsa Plzen është lidere me 6 pikë./IndeksOnline/