Statovci për propozimin për shtesa të policisë: Plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme

Deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas propozimit të Qeverisë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme.
“Shtesat e policisë u lëshuan!
Retroaktivisht. Nga shkurti i këtij viti. Plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme.
Rendi dhe ligji mbi të gjitha. Puna e policisë gjithmonë shërben si udhërrëfyes për përkushtim ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë” ka thënë Statovci në reagimin e saj.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti propozoi shtesat që variojnë nga njësitet e policisë.
“Shtesat për njësitë elitare, Njësia speciale intervenuese, Njësia për ndërhyrje të shpejtë, Njësia për mbrojte të afër janë nga 150 euro shtesë pagës bazë, 120 euro shtesë për Njësitë speciale operative K9 dhe njësinë për eksplozivët dhe deminim, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbejnë numrin më të madh të policëve do të marrin nga 60 euro në muaj shtesë, kurse policëve që angazhohen në sigurim të objekteve dhe ata që angazhohen në menaxhim të operacioneve do të ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, është shprehur Kurti.