75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sot “El Clasico” e basketbollit kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje interesnte në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme luhet mes Prishtinës dhe Pejës, e cila zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, nga ora 16:00, shkruan IndeksOnline.

Prishtina deri më tani ka shënuar katër fitore dhe një humbje, ndërsa Peja është e pamoshtur këtë sezon, me pesë fitore në po aq ndeshje.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme, do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit.

Suharekasit kanë vetëm një fitore, e plot katër humbje, njëjtë sikurse prizrenasit.

Kjo ndeshje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/