Prishtina 01 fiton bindshëm ndaj AEL Limasol, pranë kualifikimit në “Elite Round”

Skuadra kosovare e futsallit, Prishtina 01, ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
Kampioni i Kosovës ka fituar bindshëm ndaj skuadrës qipriote, AEL Limasol, me rezultat 8-2, shkruan IndeksOnline.
Maxharraj, Qerimi, Mazreku, Kryeziu, me nga një gol dhe Limani e Selmanaj me nga dy gola, ishin realizatorë për Prishtinën 01.
Me këtë fitore, Prishtina 01 merr kreun e tabelës me 7 pikë dhe është shumë pranë kualifikimit në “Elite Round”.
Në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit dhe kualifikimi i Prishtina 01 në raundin tjetër do të varet nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Kauno Zalgirisit (Lituani) dhe Kampuksen Dynamos (Finlandës).
Nëse fiton Kauno Zalgirisi, atëherë do të shikohet goldallimi, ku skuadra kosovare aktualisht ka goldallim +12, ndërsa Kauno ka goldallimin +7./IndeksOnline/