75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / L K

Takimet e Der Leyenit me Osmanin e Kurtin, Szunyogu pret diskutime të frytshme

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Szunyogu theksoi se ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, teksa shtoi se pret diskutime të frytshme.

“E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Në pritje të diskutimeve të frytshme”, shkroi Szunyogu.