75 Mall Live Search
19:37 / E Martë, 31 Tetor 2023 / MSH

Pacolli për situatën e minatorëve: E paprecedentë mungesa e respektit dhe kujdesit për ta

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ajo që po ndodhë me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme.

Sipas tij, mungesa e respektit dhe kujdesit për minatorët është e paprecedentë.

Pacolli thotë se Qeveria u kishe premtuar më parë minatorëve diçka krejt tjetër, duke shtuar se djersa e tyre nuk duhet të mëkëmbet.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme. Mungesa e respektit dhe kujdesit për minatorët është e paprecedentë! Këtyre të fundit kjo qeveri dikur u premtoi diçka krejt tjetër. Për këtë Qeveri lind pyetja… pse duhet të jenë minatorët viktima të mospërmbushjeve tuaja? Kërkohet një zgjidhje e menjëhershme.

Ndjersa e minatorve  nuk mund të mekëmbet.