Stephen Curry mposht ish skuadrën e tij në sekondat e fundit

Golden State Warriors fitoi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat të ngushtë 141-139.
Heroi i “Luftëtarëve” ishte Steph Curry me dy pikët me zile në fund të çerekut të katërt.
Ndeshja filloi me ritëm të lartë, ku Ëarriors e fituan çerekun e parë me shifrat 38-33. Çereku i dytë u mbyll me rezultat 34-31 për Oklahoman.
Në periodën e tretë, Thunder sërish ishte më mirë duke fituar me dy pikë më shumë epërsi 39-37.
Çereku i fundit ishte përcaktues, me Ëarriors që gjithashtu fituan me dy pikë epërsi.
Më i disponuari në ndeshje ishte Steph Curry me 30 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Kështu Warriors renditen në pozitën e dytë në Konferenën Perëndimore me pesë fitore dhe një humbje.
Ndërsa Oklahoma ka tri fitore dhe tri barazime.