Dita e parë e Vitit të Ri kthehet në tragjedi për familjen në Tiranë
Dita e parë e Vitit 2018 është kthyer në një tragjedi për një familje më Kamzë, sepse një anëtar i familjes ka humbur jetën pasi është rrëzuar në banesë.
Zyrtarisht, policia njofton se rreth orës 09:30, në banesë, shtetasi Sh.Gj., 73 vjeç, është rrëzuar në tokë.
Gjatë transportit për në spital, ai humbi jetën.
Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shtojnë të njëjtat burime.