75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / L K

Dembele: Ja pse u largova nga Barcelona

Ousmane Dembélé flet në një intervistë me gazetën L’Equipe për krizën e tij të golave ​​në PSG. Ylli francez ka thënë se fle natën i qetë, ani pse ka 13 ndeshje pa shënuar gol.

“Me ne Luis Enrique është shumë i qetë, shumë i thjeshtë, bën shumë shaka. Më vonë kur bëhet serioz, nuk është njësoj” ka thënë lojtari. Sa i përket largimit nga Barcelona, Dembele e ka quajtur si punë “të shkruar”.

“Ishte pak e shkruar që një ditë do të firmosja për PSG. Kam shumë miq, ndjekës të klubit, të cilët janë përpjekur gjithmonë të më bindin të vij. Unë në thelb i thashë vetes se do të qëndroja në Barcelonë. Ishin kontaktet me Parisin që më bënë të dëshiroja të largohesha” ka thënë lojtari./Indeksonline/