Dikur yll te Barcelona me Guardiolen, befason lojtari: Futbolli ma shkatërroi jetën

Isaac Cuenca debutoi me Barcelonën e Guardiolës në tetor të vitit 2011. Ai madje vlerësohej lart nga trajneri spanjoll. Për shkak të lëndimeve të shumta, Cuenca u pensionua në moshën 32 vjeçare.

“Kam bërë gjashtë operacione në gju, të gjitha të njëjta. Jam munduar të bëj një rikuperim optimal për t’u rikthyer në fushat e lojës, por operacioni i gjashtë ishte shumë i vështirë. Kam vuajtur shumë dhe thashë mjaft më. Futbolli më shkatërroi, por unë kam rilindur tani. Gjëja më e rëndësishme që më ka mësuar futbolli është se jo gjithçka është ashtu siç dëshiron. Nëse mendon se je shumë i mirë, është dikush tjetër që është më i mirë. Dhe nëse mendon se je shumë i mirë, ndoshta do të lëndohesh dhe askush nuk të do më. Futbolli ecën aq shpejt sa nuk e di nëse kanë kaluar 12 vjet apo 400” ka thënë Cuenca.

Ish-lojtari i Barcelonës kishte ndërruar disa skuadra në karrierën e tij të shkurtër si futbollist.
Sabadell, Barcelona B, Barcelona, Ajax, Deportivo de la Coruña, Bursaspor, Granada, Hapoel Be’er Sheva, Sagan Tosu. ishin skuadrat e tij në karrierë./Indeksonline/