75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / S Z

Rahovec/ Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje, i konfiskohet arma dhe 21 fishekë

Policia në Rahovec ka arrestuar një person të dyshuar , për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshaurit në fshatin Dobidol-Rahovec,  janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një karikator dhe 21 copë fishekë, të po së njejtës armë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pas një hetimi preliminar që është zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar për mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve, është arritur që të identifikohet I dyshuari, mashkull kosovar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në realizim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Dobidol-Rahovec, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike:

 AK-47, një karikator dhe 21 copë fishekë të po të njëjtës armë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në konsultim me prokurorin e shtetit, pas përfundimi të procedurave të rregullta policore, I njëjti është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.