75 Mall Live Search
18:44 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / k.v

Aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, tre persona të lënduar (Video)

Tre persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjakovë-Klinë.

IndeksOnline kishte raportuar se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa tani rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek vendi i quajtur kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë).

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”- ka thënë ai.

Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut./IndeksOnline/