75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / MSH

Haxhiu për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Procesi do të kthehet në pikën zero

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sot për procesin e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se Blerim Isufaj nuk do të jetë Kryeprokuror i Shtetit, ndonëse i njëjti është propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, raporton Indeksonline.

Në vend të kësaj, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit do të kthehet në pikën zero.

KPK dërgoi emrin e Isufajt edhe te presidentja Osmani, por që e njëjta po ashtu ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së tij është i dyshimtë.

“Mbështes dhe mirëpres letrën e presidentes Osmani për mosdekretimin e z. Isufaj si Kryeprokuror i Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit ka mandat shtatë vite dhe sigurisht ky proces duhet të jetë transparent dhe meritor, e jo të ndikojnë grupet e interesit që të ketë një rezultat që dihet se do të ndodhë ai.

Propozimi i njëjtë nga KPK-ja nuk ka bazë as kushtetuese, e as ligjore.

Ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, deklaroi Haxhiu./Indeksonline/