Copenhagen bën mrekullinë, shënon dy gola të shpejtë dhe barazon rezultatin ndaj Unitedit (VIDEO)

Skuadra e Copenhagenit e ka bërë mrekullinë qysh në pjesën e parë ndaj Manchester Unitedit.
Brenda katër minutave lojë, Copenhagen ka shënuar dy gola të shpejtë, duke barazuar shifrat në 2-2, shkruan IndeksOnline.
Mohamed Elyounoussi ngushtoi rezultatin në minutën e 44-të.
Katër minuta më vonë, Diogo Goncalves barazoi shifrat nga penalltia./IndeksOnline/