75 Mall Live Search
23:49 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Këto janë gjashtë skuadrat që kanë siguruar kulifikimin në fazën e eliminimit direkt në Champions League

Sot janë zhvilluar tetë ndeshjet e fundit të xhiros së katërt të fazës së grupev e në Champions League.

Pas këtyre ndeshjeve, janë gjashtë skuadra të cilat kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.

Në Grupin A, Bayern Munchen ka kaluar në raundin tjetër, pasi prin me 12 pikë, Copenhagen dhe Galatasaray kanë nga 4 pikë, kurse Manchester United është e fundit me 3 sosh.

Real Madridi është skuadra tjetër e cila ka siguruar kualifikimin, pasi me 12 pikë të grumbulluara në Grupi C, prin para Napolit me 7 pikë, Braga ka 3 pikë, kurse Union Berlin ka vetëm një pikë.

Mbrëmjen e sotme kualifikimin e ka siguruar edhe Real Sociedadi dhe Interi nga Grupi D, pasi kanë nga 10 pikë secila, kurse Salzburg me tri pikë në vendin e tretë nuk ka gjasa.

Ndërkohë të marten Manchester City dhe Leipzig ishin skuadrat e vetme që siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pasi kampioni në fuqi ka 12 pikë në Grupin G, tri më shumë se skuadra gjermane, kurse Crvena Zvezda dhe Young Boys kanë nga një pikë./IndeksOnline/