Vodhi veturën ‘Golf II’, policia e zë hajnin dhe e dërgon në paraburgim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi që i njëjti mbrëmjen e së martës kishte vjedhur një veturë ‘Golf II’ me të cilën ishte larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.
Policia kishte marr menjëherë masat hetimore të cilat rezultuan me gjetjen e veturës, një ditë pasi që ajo ishte vjedhur.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/