75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / L K

Në ndeshjen e Champions League, tifozi futet në fushë me flamurin palestinez

Një tifoz hyri në fushë dje gjatë ndeshjes së Champions League mes Copengan dhe Manchester United që u zhvillua në Danimarkë.

Tifozi arriti të vraponte në fushë para se të vinin stjuardët. Por ajo çfarë u vu re gjatë vrapimit që tifozi bëri në fushë, ishte fakti që mbante në dorë flamurin e Palestinës me mbishkrimin “Ndaloni vrasjen e fëmijëve në Gaza. Le të qëndrojmë së bashku”.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas fillimit të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Parken” të Danimarkës.