75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / MSH

Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë, për të marrë pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit.

“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu” ka bërë të ditur Presidenca.

Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.