75 Mall Live Search
22:31 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Skuadra arabe e interesuar për Maldinin, i ofron një rol të rëndësishëm

Paolo Maldini pranë Arabisë Saudite. Legjenda italiane, qëndron pushim prej ditëve të para të qershorit, kur mbylli aventurën si drejtor teknik i Milanit, klubi i tij i zemrës.

Al Ittihad, klubi saudit ku luajnë emra si Karim Benzema apo Ngolo Kante, i ka bërë një ofertë të majme. Duke i dhuruar postin e drejtorit sportiv.

Propozim që e tundon jo pak ish-kapitenin e Milanit dhe të kombëtares italiane. I cili mund të riniset larg stresit europian dhe mes milionave të sheikëve.

Al Ittihad renditet përkohësisht në vendin e pestë në kampionatin e Arabisë Saudite, duke qenë 11 pikë larg Al Hilalit kryesues.