Dramë në “Shani Nushi”, Vëllaznimi fiton pas vazhdimeve

Një dramë e vërtetë ka qeë ndeshja e sotme mes Klubit Basketbollistik Vëllaznimi dhe atij Peja.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” përfundoi më rezultat 90-90 të lojës së rregullt, për të shkuar në pesë minuta vazhdim.
Pjesa e vazhdimeve u shoqërua me aksione të shumta, teksa të dy skuadrat shtyheshin kokë me kokë, raporton Indeksonline.
Ndëshja përfundoi me rezultat 100-99, në favor të Vëllaznimit.
Me këtë rezultat, pejanët pësuan humbjen e parë këtë sezon, teksa Vëllaznimi ka katër fitore dhe katër humbje./Indeksonline/