75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / AR

Për t’u marr shembull, Travis Kelce shkon me vjehrrin në koncertin e Taylor

Travis Kelce mori pjesë në koncertin e të dashurës së tij të re, këngëtaren Taylor Swift. Ai u pa me vjehrrin e tij, Scott Swift.

Shfaqja që Kelce mori pjesë me vjehrrin e tij ishte në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës dhe është pjesë e Eras Tour, transmeton Indeksonline.

Ky është turneu botëror me të cilin Swift po merr pjesë aktualisht nëpër botë.

Futbollisti amerikan u pa duke kërcyer në turmë gjatë disa këngëve që po këndonte e dashura e tij. Gjatë shfaqjes, Swift ndryshoi tekstin e këngës së saj Karma . Në vend të “Karma është djali në ekran që vjen direkt në shtëpi tek unë”, ajo këndoi “Karma është djali i shefave”. Ajo i referohej ekipit ku luan Kelce.

Pas shfaqjes, Swift vrapoi drejt Kelces për t’i dhënë një puthje./Indeksonline/