“Dardanët” nderojnë Samir Ujkanin

Para disa ditësh, Samir Ujkani njoftoi pensionimin nga futbolli.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës sot është nderuar nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Faleminderit kapiten. Atdheut nuk ia ktheve shpinën, respektove fanellën dhe tribunën”, kanë shkruar Dardanët.
Samir Ujkani do të mbaj një pozitë menaxhuesë në kombëtaren e Kosovës. /IndeksOnline/
