75 Mall Live Search
22:09 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / C E

Futbollisti i Interit shënon golin më të bukur në Serie A, të gjithë mbetën ‘gojëhapur’

Inter është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Frosinones, sfidë kjo e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Në fund të pjesës së parë, Federico Dimarco u përkujdes që të shënojë njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni.

Ai e zuri portierin mysafir në befasi dhe nga një distancë tejet e largët arriti që të shënojë për rezultatin 1-0 duke bërë që “San Siro” ‘të shpërthejë’ në festë.