75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / k.v

Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiq, tregon se çfarë diskutuan

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij që e pati sot në Serbi.

“Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit”, ka thënë Lajçak në platformën X.

Kjo vizitë e Lajçak në Beograd vjen pas asaj të ditëve më parë në Prishtinë. Të dyja i paraprijnë takimit të së enjten në mes të dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.