75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / k.v

Policia kap shoferin në Prizren, e kishte të ndaluar të vozitë deri në vitin 2037

Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, në një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tij, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14  raste tjera të kësaj natyre.

Policia ka njoftuar se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse./IndeksOnline/