75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / AR

Travis Scott për incidentin e ‘Astroworld’: Ishte moment i tmerrshëm

Travis Scott thotë e ende mendon për fansat që vdiqën dhe mbetën pa vetëdije në vitin 2021, në festivalin e organizuar nga vet ai të quajtur “Astroworld”.

Në një intervistë për revistën “GQ”, reperi e quajti të tmerrshme aksidentin e asaj kohe, transmeton Indeksonline.

Dhjetë persona mbetën të vdekur gjatë përformancës së tij dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur.

“Ai moment për familjet dhe qytetin ishte i tmerrshëm. Unë ende mendoj për të. Ata fansa ishin familje për mua. Më së shumti i dua fansat e mi”, tha Scott në intervistë./Indeksonline/