75 Mall Live Search
07:53 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / MSH

Buxheti i vitit të ardhshëm mbledh për seancë deputetët e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë e radhës.

Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00, raporton Indeksonline.

Paraprakisht, në mbledhje të Qeverisë është caktuar që buxheti për vitin 2024 të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ky buxhet tani duhet të shqyrtohet dhe votohet edhe nga deputetët e Kuvendit.