75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / MSH

Gjakovari kanos policët, pas gjobitjes për kundërvajtje në trafik

Një i dyshuar në Gjakovë është arrestuar pasi kishte kanosur zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”, dje rreth orës 21:30, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari ishte gjobitur nga policët për kundërvajtje në trafik.

Në shenjë pakënaqësie, i njëjti më pas kishte sulmuar policët.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”./Indeksonline/