75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / k.v

U prezantuan si hetues të IPK-së, policia arreston tre persona afër Prizrenit

Janë arrestuar tre të dyshuar në fshatin Novakë të Prizrenit, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK_.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy nga të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

Prokurori ka urdhëruar hapjen e rastit për prezantim të rrejshëm i cili është i dënuar me Kodin Penal të Kosovës./IndeksOnline/