75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Mbrëmë në veri pati një shpërthim me granatë dore, flet policia

Një shpërthim në veri të Mitrovicës, ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

Këtë e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani, i cili pohoi se përveç dëmeve të vogla materiale në mur, nuk ka të lënduar.

Shpërthimi i cili thuhet të ketë ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri,  erdhi si pasojë e hedhjes së një granate dore.

Lidhur me këtë rast, Elshani konfirmoi po ashtu për klankosova.tv, se situata vazhdon të mbetet e qetë pavarësisht këtij incidenti, për të cilin akoma nuk ka një pistë të të dyshuarve.