Portugalia merr fitoren e nëntë në kualifikimet e Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitoren e nëntë radhazi në kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Nën drejtimin e Roberto Martinezit, Portugalia ka mposhtur në udhëtim kombëtaren e Liechtensteinit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Cristiano Ronaldo në minutën e 46-të dhe Joao Cancelo në të 57-tin minutë, shënuan golat për portugezët.
Portugalia ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin evropian gjatë muajt tetor, ndërsa është lidere e Grupit J, me 27 pikë.
Në anen tjetër Liechtenstein është e fundit në grup me 0 pikë, pasi ka nëntë humbje, me vetëm një gol të shënuar dhe 27 të pranuar./IndeksOnline/