75 Mall Live Search
10:39 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dogana dhe Policia aksion në Veri/ 8 të arrestuar, doganierë dhe 1 policë!

Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet e ditur se nga ky aksion janë arrestuar 8 zyrtarë të doganës dhe një polic.

Aksioni ka të bëjë me disa zyrtarë doganier të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se dyshohet për disa vepra penale.

“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar…