75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / AR

Festë tek Kombëtarja, shkak bëhet Frederic Veseli

Tek Kombëtarja shqiptare ditën e sotme ka festë. Përveç ndeshjes me Ishujt Faroe, është Frederic Veseli që ka sjellë një tjetër atmosferë në ekip.

Mbrojtësi kuqezi feston ditëlindjen e tij të 31-të dhe kjo ditë e veçantë e tij e gjen të grumbulluar me Kombëtaren. Madje në një nga momentet më të bukura për të, pasi e feston si i kualifikuar në Europian.

Në këtë ditë të veçantë, Veseli ka marrë një urim mjaft të bukur nga FSHF.

“Sot është një ditë e veçantë për Frederic Veselin, mbrojtësin tonë , i cili feston ditëlindjen e -të. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë!

Happy Birthday Frederic!”, uron Federata Shqiptare e Futbollit mbrojtësin që ka qenë pjesë e kuqezinjve edhe në Euro 2016.