Konfirmohet lajmi i rëndë për Gavin

Gavi i është nënshtruar testeve mjekësore mëngjesin e sotëm pas lëndimit që ka pësuar mbrëmë ndaj Gjeorgjisë.
Testet kanë konfirmuar lajmin e rëndë për yllin spanjoll. Lojtari ka këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë. Rikthimi i tij nuk mund të ndodhë para 7 muajsh.
Lufta e mesfushorit do të jetë gatishmëria për Euro 2024, por nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ky lajm pritet ta dëmtoi në masë të madhe edhe Barcelonën./Indeksonline/