75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / S Z

Arrestohet një burrë në Obiliq, kërcënoi ish të dashurën me vrasje dhe publikim të fotove intime

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi që kishte kërcënuar ish të dashurën e tij, se nëse nuk e vazhdon lidhjen me të, do ta vrasë atë ose ndonjë anëtarë të familjes së saj, si dhe do t’i publikojë fotot intime.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“  Viktima femër kosovare raporton se gjatë viteve 2021-2022 ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./