Pamje nga rifillimi i punimeve në “Rrugën A”

Një muaj pas pezullimit të punimeve në “Rrugën A”, sot kanë rinisur punimet në projektin më të madh të komunës së Prishtinës.
Njoftimin për rifillimin e punimeve e ka dhënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kujtojmë se një ditë më parë shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar aktvendimin për pezullimin e punimeve në këtë rrugë.
IndeksOnline sjell pamje të realizuara gjatë ditës së sotme pas rifillimit të punimeve, ku shihet se prezent është edhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi.

