75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Liverpool ka një plan të çmendur për ta mbajtur Coutinhon

Philipe Coutinho është futbollisti më i përfolur i merkatos për momentin, shkruan indeksonline.

Madje mediat spanjolle gjatë afatit kalimtar të verës e kanë zyrtarizuar disa herë kalimin e tij te Barcelona.

Mirëpo marrëveshja është larg, pasi klubi nuk dëshiron ta lëshoj atë për asnjë çmim.

Sipas Mundo Deportivo, klubi anglez i ka ofruar brazilianit shiritin e kapitenit dhe një rritje të ndjeshme të pagës vetëm për ta mbajtur.

Megjithatë ka shumë raporte se Coutinho tashmë e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Liverpoolin dhe kalimi te Barcelona është vetëm çështje ditësh. /IndeksOnline/