11:53 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pritet befasi në formacionin e Barcelonës, Vidal startues

Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi spanjoll mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Përkundër që të mërkurën Barcelona ka ndeshje në Ligën e Kampionëve, trajneri Ernesto Valverde pritet të vendos 11shën më të fort.

Lionel Messi dhe Luis Suarez do të jenë pa dyshim në formacionin startues. Pikëpyetje mbetet krahu i majtë i sulmit ku Valverde ka tre opsione Coutinhon, Dembelen dhe Malcom.

Sipas spekulimeve në Spanjë përkundër që Coutinho është kthyer nga lëndimi është ftuar për ndeshjen e  sotshme. Po ashtu Dembele duket se ka humbur garën me Malcom për vendin e startuesit.

Pra sulmi i Barcelonës pritet të përbëhet nga Messi, Suarez dhe Malcom, transmeton Indeksonline.

Kurse në mesfushë duke parë lëndimin e Rakitic, në vend të tij pritet të startoj Arturo Vidal. Mesfusha e Barcelonës sonte pritet të përbehet nga Busquets, Arthur dhe Vidal.

Ndërsa mbrojtja pritet të mbetët e njejtë, Pique Lenglet, Alba dhe Roberto. Kurse Umtiti pritet ta filloj ndeshjen nga stoli./Indeksonline/